SHBA: Sot është koha të bashkohet Evropa

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që e vlerësoi të rregullt Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa aleatja e Serbisë, Rusia, e cila thirrej gjoja në të drejtën ndërkombëtare, mbetet me qëndrim të pandryshuar.

 Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga të gjitha vendet evropiane që të bashkohen me këtë vendim.

 

Clinton dhe Kouchner, ftojnë për njohje të reja

Serbia dhe Kosova duhet t’i mënjanojnë dallimet tash, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka gjetur se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ajo ka ftuar të gjitha vendet që të lëvizin përtej çështjes së statusit të Kosovës dhe të angazhohen në frymë konstruktive, në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë”.

 

GJND-ja bekoi pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka vlerësuar si të bekuar ditën e enjte, pak çaste pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinion pozitiv lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai ftoi vendet që deri sot kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta marrin këtë vendim, i cili sipas tij vetëm sa do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti Sejdiu tha se GJND-ja dha opinion pozitiv për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe bekoi institucionet e Kosovës.

 

U caktua Kolegji gjyqësor për rastin Haradinaj

 Kryetari i Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson, ka caktuar Kolegjin gjyqësor tre anëtarësh, i cili do të udhëheqë procesin e përsëritur pjesërisht kundër ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe dy të tjerëve.

Në kolegjin gjyqësor janë Bakone Justice Moloto, kryetar dhe Barton Hall Aguedelo.

Pas formimit të kolegjit duhet të caktohet shqyrtimi kryesor. Sipas statutit të Tribunalit nuk ka afat brenda të cilit duhet të caktohet shqyrtimi i ri kryesor.

 
Flash CHAT

Radio Rinia LIVE

 


Kush eshte online
Kemi 3 vizitorë n'linjë
Marketing